Pas Luginës, Thaçi takon edhe liderin e shqiptarëve në Maqedoni

Pas Luginës, Thaçi takon edhe liderin e shqiptarëve në Maqedoni

Haraçi” i përfaqësuesve të mësuesve

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçin.I pari i vendit ka thënë se në takim kanë bashkëbiseduar për gjendjen politike në Kosovë, Maqedoni dhe rajon shkruan GazetaBlic.

Presidenti i vendit ka shtuar lidhur marrëveshjen e Maqedonisë për emrin, dhe marrëveshjen e Kosovës me Serbinë, si dy gjëra që shpien drejt anëtarësimit në BE.

Ky takim i Thaçit vjen në ‘vlugun’ e takimeve lajmeve dhe zhvillimeve rreth bashkimit të Luginës me Kosovën.

“Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, me të cilin kemi bashkëbiseduar për gjendjen politike në Kosovë, Maqedoni dhe rajon. E përgëzova liderin e PDSH-së për qëndrimin e liderëve shqiptarë për rolin aktiv dhe përcaktues në zgjidhjen e problemit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Po ashtu, u pajtuam se kjo marrëveshjeje, për të cilën jam i bindur se do ta merr mbështetjen popullore në Maqedoni krahas marrëveshjes së ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapin rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit të shteteve të rajonit në NATO dhe BE”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)