3 arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë

3 arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë

Keni probleme me lëkurën? Trajtime natyrale me produktet që mbani në frigorifer

Shumica e prindërve besojnë se nëse nuk i kontrollojnë fëmijët e tyre gjatë bërjes së detyrave, ata nuk do t’i bëjnë saktë detyrat e shtëpisë.
Mirëpo, studiuesit nga Universiteti i Teksasit kanë treguar të kundërtën. Qëndrimi i prindërve me fëmijët gjatë kohës që ata bëjnë detyrat në shkollën fillore është i padobishëm, ndërsa në 9-vjeçare dhe gjimnaz është totalisht i gabuar. Bright Side na tregon arsyet se pse një fëmijë (dhe jo prindërit) e tyre duhet të jenë të përgjegjshëm për detyrat e shtëpisë.

Fëmijët e humbasin motivimin për të studiuar
Sipas rezultatit të studimit, sa më shumë prindërit të përfshiheshin në detyrat e fëmijëve, aq më pak dëshirë kanë fëmijët për të mësuar. Fëmijët që kanë prindërit afër gjatë gjithë kohës, duke ju treguar se çfarë të bëjnë në detyrat e tyre, e kanë motivimin më të ulët. Prindërit sigurisht që duhet t’i nxisin fëmijët për të bërë detyrat e shtëpisë, por qëndrimi pranë i demotivon ata.

Ata nuk mësohen që të jenë të përgjegjshëm

Teksa e ndihmoni për të bërë detyrat, e kontrolloni për notat e këqija, ju po merrni përgjegjësitë e studimit të fëmijës suaj, çfarë do të thotë se fëmija juaj është i lirë nga çdo përgjegjësi, pasi ato i keni marrë ju. Mësoni fëmijën tuaj edhe me ndëshkime që ai/ajo ta kuptojë se jo çdo gjë merret lehtë në jetë. Nëse ai/ajo nuk i bën detyrat, nuk do të luaj në kompjuter (një shembull). Pra ideja është që ata të kuptojnë se veprimi i tyre mund të sjellë pasoja.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)