Një kafshatë mollë i mori jetën vogëlushit

Një kafshatë mollë i mori jetën vogëlushit

Lagjja me vila përrallash ku nuk jeton njeri

Një foshnje 10-muajsh është mbytur me një kafshatë mollë. Pavarësisht përpjekjeve të nënës së vogëlushit, ajo nuk ka mundur ta shpëtojë të voglin e saj.

Familja nga Worthing, kishte shkuar në një piknik në Parkun e Zoo-së, Drusillas të Eastbourn, së bashku me prindërit e tyre, por ajo ditë u kthye në një tragjedi.

Lucy, nëna e tij  përdori frymëmarrje artificiale për Ben Masters, për ta mbajtur në jetë foshnjën.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ambulancës dhe mjekëve të cilët e transportuar foshnjën në një spital në Londër. Ai pësoi një arrest kardiak dhe u nda nga jeta 6 ditë më vonë.

Edhe pse ndarja nga jeta e foshnjës ishte një tragjedi e madhe për familjen Masters, ata bënë një veprim të jashtëzakonshëm dhe vendosën të dhuronin organet e foshnjës së tyre në mënyrë që të shpëtonin një jetë tjetër./tvklan.al

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)