​Task Forcë për sigurinë e trafikut rrugor

​Task Forcë për sigurinë e trafikut rrugor

Super Aksion në ‘’7 Vëllezërit Center’’ Lipjan

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të premten ka nënshkruar vendimin për themelimin e njësitit të Task Forcës për sigurinë e trafikut rrugor.

Ky njësit ka për qëllim;

1. Mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve publike

2. Mbikëqyrjen dhe kontrollin e transportit rrugor, të udhëtarëve, mallrave dhe transportit tokësor të mallrave të rrezikshme

3. Mbikëqyrjen e sigurisë rrugore në pajtim me rregullat e trafikut rrugor

4. Kontroll i punës së Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve

Njësiti udhëhiqet nga zëvendësministri i MI-së, Idriz Selimaj, dhe përbëhet nga zyrtarë dhe ekspertë të fushave përkatëse.

Me qëllim të efikasitetit më të madh në përmbushje të misionit, Task Forca do të bashkëpunoj me Inspektoratin e MI-së, Policinë e Kosovës dhe zyrtarë të ministrive tjera.

Këta do të përpilojnë edhe propozimet me masat konkrete, të nevojshme për rritjen e sigurisë në trafik./Ulpianapress/

Vendimi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)