Daçiq: Nuk jam i sigurt nëse edhe Kosova dëshiron kompromis

Daçiq: Nuk jam i sigurt nëse edhe Kosova dëshiron kompromis

‘Më iku mundi kot, më vjen të vras veten…’ Fermerët humbin qindra ton prodhime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se shteti i tij është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje sa i përket çështjes së Kosovës, transmetonExpress.

Këto deklarime ai i ka bërë gjatë një takimi jo formal të ministrave të jashtëm të BE-së që po mbahet në vjenë.

“Është shumë herët te flitet nëse një marrëveshje do të ndodh” , ka thënë Daçiq, raporton tanjug.

Ai ka thënë se nuk është i sigurt nëse edhe Kosova është e interesuar që të gjendet një zgjidhje.

Para këtij takimi në Vjenë ka folur edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn.

Ai ka thënë se çfarëdo zgjidhje që arrihet ndërmjet dyja vendeve, duhet të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë sot, Aleksandër Vuçiq gjatë një takimi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, ka thënë se Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje e cila do të jetë në dëm të Serbisë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)