Australia është vendi me duhanin më të shtrenjtë në botë, një cigare kushton një frang.
Tatimi ndaj duhanit vazhdon tw rritet ende dhe sipas një rekomandimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë qëllimi është që njerëzit të heqin dorë nga pirja u duhanit.
Nga kjo e shtunë një pako me 20 cigare në Australi do të rritët për 12.5 për qind do të kushtojë përafërsisht 27 dollarë australianë, që i bie rreth 19 franga zvicerane.
Për shtetin, tatimet më të larta nënkuptojnë më shumë para. Vitin e kaluar, arka shtetërore e Australisë mori rreth 7.8 miliardë euro tatime mbi produktet e duhanit.
Deri në vitin 2020 parashihen të jenë 10.6 miliardë. Përveç kësaj, duhanpirësit në Australi po pengohen edhe me mjete të tjera. Australia ishte vendi i parë në botë që prezantoi pako të cigareve me foto shokuese të sëmundjeve të ndryshme.
COMMENTS