Dy gra që kishin hipur në shkallët elektrike janë lënduar, kur valixhja e njërës prej tyre u rrokullis shkallëve duke i goditur dhe përplasur në tokë.
Valixhja i përkiste gruas së identifikuar si Guo e cila nuk arriti ta ndalë, dhe si rezultat i peshës dhe shpejtësi e lëndoi atë dhe gruan tjetër që ishte në shkallët elektrike të metrosë në qytetin kinez Nanning, transmeton Telegrafi.
Njëra prej grave të lënduara është dërguar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar incidentin ku shihet valixhja duke u rrokullisur me shpejtësi shkallëve, dhe duke i goditur gratë që përfunduan të përplasura në tokë.
Guo është pajtuar që ta dëmshpërblej gruan tjetër të lënduar me 2,00 yuan (225 funte), të cilat supozohet se mjaftojnë për mbulimin e shpenzimeve të shërimit.
Policia kineze vazhdimisht u bën thirrje qytetarëve që udhëtojnë me valixhe të mëdha me metro, që të jenë të kujdesshëm kur hipin në shkallët elektrike.
COMMENTS