Partia që e udhëhoqi për disa vjet ka dalë kundër presidentit Thaçi. Përveç partive opozitare, kundër idesë për shkëmbim të territoreve ka dalë edhe Partia Demokratike e Kosovës. Vetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka ndarje të Kosovës dhe se territori i Kosovës është i pacenueshëm, shkruan Express.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se qëndrimi i PDK-së është i qartë, nuk ka ndarje të Kosovës dhe se territori i saj është i pacenueshëm. Në një konferencë për shtyp ai tha se nuk do të ketë as asociacion me kompetenca ekzekutive.
Veseli tha se thirrja e seancës për të folur për ndarje është në dëm të Kosovës, dhe ka theksuar se thirrja e kësaj teme do ta dëmtojë Kosovën në procesin dialogues.
“Shteti i Kosovës, integriteti i Kosovës janë të shenjta. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive. Po ashtu, seancat e jashtëzakonshme ku flitet për ndarje e dobësojnë Kosovës, dhe ndjellin panik”, ka thënë ai.
Gjersa ka thënë se ai vetë do të luftojë që shqiptarët e Preshevës të trajtohen ashtu sikurse serbët në veri.
“Shqiptarë që jetojnë në Preshevë, janë qytetarët aktualisht më të diskriminuar në Evropë. Jam për Kushtetutën dhe për sovranitetin territorial të Kosovës. Kam me luftu për shqiptarët tanë. Kam me luftu që edhe ata të trajtohen sikurse trajtohen serbët në Kosovë”, tha Veseli.
Në fund Veseli, tha se nuk ka asnjë njeri aq të fortë e të guximshëm që do të guxonte të bënte pazare me territorin e Kosovës.
COMMENTS