Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avduallah Hoti po i quan të vonuara deklaratat e kryetarit të PDK-së se janë kundër ndarjes së Kosovës.
Hoti përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Veseli është bashkëfajtor në dëmin që i është bërë shtetit të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Konsolidimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare është dëmtuar shumë nga veprimet jo kushtetuese të Presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë. Njohjet e reja dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është stopuar plotësisht. Praktikisht, ministri i jashtëm i Kosovës rrin kot në zyren e tij.
Deklarimet e sotme të Kryetarit të PDK-së janë të vonuara. Ai është bashkëfajtor në këtë dëm që i është bërë shtetit të Kosovës, pasi asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për këto veprime kundër shtetit të Kosovës nga Presidenti Thaçi.
COMMENTS