Një përleshje serioze shpërtheu në një fluturim të easyJet në Ibiza pasi dyshohet se një grua e dehur filloi të bënte kërcime provokues dhe tregoi gjinjtë e saj.
Videoja tregon një grup pasagjerësh të cilët përleshen me njëri-tjetrin në pjesën e përparme të avionit nga që ishte nisur nga Luton, Angli.
Josh, i cili filmoi zënkën, tha se miqtë e gruas ishin ulur në pjesën e pasme të avionit, ndërkohë që gruaja ishte ulur përpara me një grup meshkujsh.
Ai tha për Unilad: “Ne u futëm në avion dhe miqtë e saj ishin ulur në pjesën e pasme, ajo ishte nën shoqërinë e disa djemve që po i jepnin të pinin gjithnjë e më shumë”.
“Ajo bënte kërcime provokues pranë tyre dhe zbuloi gjinjtë e saj. Ishte një rrëmujë gjatë gjithë kohës ndërkohë që avioni ishte në fluturim”.
Nuk është e qartë nëse gruaja e dehur shihet në video por dyshohet se sjellja e saj ka shkaktuar incidentin në avion.
Një zëdhënës i kompanisë ajrore easyJet tha për Metro: “easyJet konfirmon se një grup pasagjerësh janë shoqëruar nga policia pasi mbërritjes në Ibiza më 2 gusht si pasojë e sjelljes së tyre agresive.
Siguria dhe mirëqenia e udhëtarëve tanë dhe ekuipazhit është prioriteti më i madh i easyJet. Ekuipazhi i EasyJet është trajnuar për të vlerësuar të gjitha incidentet.
Përderisa incidente të tilla janë të rralla, i marrim ato shumë seriozisht, nuk tolerojmë sjellje abuzive ose kërcënuese në bord dhe gjithmonë do të kërkojmë ndjekje penale për persona të tillë”./tvklan.al
COMMENTS