Avokati Berisha porosit Thaçin: Lexoje nenin 124 (Tradhtia ndaj vendit)

Avokati Berisha porosit Thaçin: Lexoje nenin 124 (Tradhtia ndaj vendit)

Fatmir Limaj flet për akuzën e ryshfetit tre milionësh

Avokati Besnik Berisha e ka porositur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që ta lexojë Kodin Penal të Republikës së Kosovës, para se ta premtojë “korrigjimin” e kufirit.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se “tradhtia ndaj vendit sanksionohet me se paku 15 vjet burgim”.

Postimi i plotë:Për të gjithë ata pushtetarë që me gjuhën e tyre, kinse të moderuar, po i vardisen Serbisë dhe po premtojnë rishikim të kufirit si alternativë me u pajtu me Serbinë, ua rekomandoj që ta lënë këtë “muhabet” dhe ta konsultojnë Kodin Penal të Republikës së Kosovës, respektivisht nenin 124, paragrafi 2 (shih më poshtë).

Një veprim i tillë cilësohet si tradhëti ndaj vendit dhe sanksionohet me se paku 15 vite burgim.Ndaj, shijoni milionat që i keni nga pushteti, e lëreni këtë copë toke tek mileti.P.S. Burgu është i rëndë, ju s’mund ta duroni.No automatic alt text available.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)