I mbajtën në kafaze dhe hanin ushqimin e mbetur të klientëve, dy arinjtë më në fund gjejnë lirinë (Foto/Video)

Hoti: Nuk u arrit asnjë marrëveshje për seancë, s’i kemi numrat

Ky është momenti kur dy arinj të uritur më në fund kanë shijuar lirinë pasi kanë kaluar jetën në kafaze të ngjitura duke parë familjet duke ngrënë, në një restorant pranë lumit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Misha dhe Dasha ishin mbajtur pas hekurave në një rrethim të ngushtë, pranë kryeqytetit armen Yerevan, për dhjetë vitet e fundit, duke u ushqyer me ato që kishin mbetur nga klientët e restoranteve.

Por pasi mediat shkruan për gjendjen e tyre, lexuesit dhanë shumë të holla dhe dy kafshët e kequshqyera dhe traumatizuara më në fund u liruan.

Pamjet tregojnë zjarrfikësit që hapin kafazet e tyre përpara të qetësoheshin të transportoheshin në një rrethim të madh të ri, lart në male, ku do të jetonin gjatë pjesës tjetër të ditëve të tyre.

Këto arinj kafe, dhe shumë më tepër si ata, kanë jetuar gjithë jetën brenda kafazeve të vegjël për argëtimin e klientëve dhe blerësve në mbarë Armeninë. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)