Përkrahja e komuniteteve në Fushë Kosovë?

Përkrahja e komuniteteve në Fushë Kosovë?

Asfaltohet rruga ‘’Nënë Tereza’’ në Fushë Kosovë (Foto)

Me miratimin e planit strategjik për arsimim në Kosovë (PASK-2017-2018), i cili përfshin përmirsimin e marrëdhënjeve ndëretnike dhe promovimin e dialogut ndërkulturor në arsim.

Ali Topalli, nga zyra për informim ne Fushë Kosovë, i cili është pytur se: A po zbatohet në praktik dhe a po e përkrah komuna e Fushë Kosovës këtë plan strategjik, duke e ditur që në Fushë Kosovë, jetojnë 3,948 banorë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian?

Për Ulpianapress,Toppli tha se: “Komuna e Fushë Kosovës është duke punuar mbi bazën e kësaj strategjie. Strategjia është duke u implementu, komunitetet janë duke vepru mbi bazën e planit strategjik për arsimim në Kosovë. Kjo strategji do të vazhdoj me të njëjtin dinamizëm, sikur në vitin 2017 në te gjitha fushat, qysh janë të specifikuara”.

Se çfarë po bën komuna e Fushë Kosovës që në fillimin e këtij viti shkollor të përkrah familjet të cilat ngurrojnë të dërgojnë fëmijët, sidomos ata që sivjet fillojnë në klasën e parë, Topalli tha se ai personalisht i ka monitoru nga afër gjendjen para fillimit të vitit te ri shkollor dhe nuk ka vrejt ndonjë vështirësi.

“Ata do të fillojnë mesimin si krejt shqiptart, bashkarisht. Nuk kam informacion që ka ngurrim; ata janë regjistru dhe janë tu u regjistru. Unë sot kam qenë personalisht në të gjitha shkollat e Fushë Ksoovës dhe kam monitoru nga afër gjendjen para fillimit të vitit te ri shkollor, nuk kam vrejt ndonjë vështirësi. Ata fillojnë vitin e ri shkollor normal, por ka raste që pas 2-3 viteve e ndërprejnë. Me këta nxënës komuna e Fushë Kosovës vazhdon mbi bazën e Planit Strategjik për Arsimim në Kosovë”.

Kurse Rrustem Krasniqi, babë i 6 fëmijëve, i komuniteti Ashkali, i pyetur se a ka përkrahje institucionale apo nga ndonjë organizat, ai ka thënë se ka pasur mjfatueshëm përkrahje nga komuna e Fushë Kosovës.

“Kam pasur përkrahje të mjaftueshme nga komuna, i kanë siguru fëmijët e mi me çanta, libra, veshmbathje për shkollë, faleminderit shumë”.

Por një mendim ndryshe e ka Beqir Rrustemi, nxënës në klasën e dymbëdhjetë nga komuniteti Ashkali i cili tha se përveq organizatave të ndryshme dhe shoqërisë cilive ata nuk kanë asnjë ndihmë nga komuna.

“Nuk kemi pas ndihmë asnjëherë nga komuna, vetëm nga organizatat ndërkombëtare siç është “Ballkan Sunfloëers Kosova” dhe “The ideas partnership”, këto organizata edhe shoqëria civile kanë financuar transportin e fëmijëve dhe gjëra të tjera për shkollim” tha ai për Gazetën Ulpianapress./Kushtrim Halilaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)