PDK mbledh Grupin Parlamentar, i pranishëm edhe kryetari Kadri Veseli

PDK mbledh Grupin Parlamentar, i pranishëm edhe kryetari Kadri Veseli

Të rinjët e LDK-së Lipjan shpërndajnë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Grupin Parlamentar për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe për seancën e jashtëzakonshme e cila do të mbahet të marten.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në këtë mbledhje po merr pjesë edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli. Burime brenda takimit bëjnë të ditur se deputetët e PDK-së dhe kreu i kësaj partie po diskutojnë për mbarëvajtjen e seancës që do të mbahet të martën ku do të diskutohet për fazën finale të dialogut Kosovë-serbi.

Deputetët e PDK-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë, ndërsa një ditë më parë, lideri i kësaj partie, Kadri Veseli ka thënë se opozita po inskenon ndarjen e Kosovës përmes thirrjes së seancës së jashtëzakonshme.

“Thirrja e seancës është dëmi më i madh që i shkaktohet Kosovës. Është inskenim i lojës për ndarje. PDK-ja konsideron se ngritja e kësaj teme do ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut, duke krijuar argumente në favor të eksponentëve që dëshirojnë ndarjen e Kosovës”, ka thënë Veseli.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)