KF Ulpiana ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Bashimit Gj në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Ligës së Dytë.
Skuadra e Astrit Rrahmanit ka shënuar fitore të thellë ndaj Bashkimit GJ me rezultatin 4-0 në “Sami Kelmendi” të shtunën, shkruan Ulpianapress.
Serinë e golave e hapi sulmuesi, L.Tasholli në minutën e 3’ pasi mori një asistim të mrekullueshëm A.Llugiqi.
Vetëm 23 minuta pas golit të parë të ndeshjes të shënuar nga L.Tasholli, Sh.Kelmendi e mposhti portierin e Bashkimit GJ në minutën e 26’ për rezultatin 2 me 0.
Pjesa e parë dhuroi shumë gola, Kelmendi shënoi golin e tij të dytë menjëherë pas dhjetë minutave me mjeshtri e paraboloi portierin e ekipit kundërshtar duke e dërguar rezultatin në 3-0 dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi me spketal të cilin po e dhuronin lojtarët nikoqir duke dhuruar emociane të zjarrta tek afër 400 shikuesit të cilët ishin mbledhur për ta përkrahur ekipin e tyre të zemres.
Në vazhdim të 45 minutave të pjesës së dytë, ose më saktë në minutën e 66’ të ndeshjes Ulpiana ngrit epërsinë në 4: 0, golashenues ishte A.Llugiqi.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të djelmoshave të Rrahmanit, të cilët i’a bënë sefte në shtëpi në edicionit të ri të Ligës së Dytë./Ulpianapress.
COMMENTS