Juventus vazhdon me fitore, Ronaldo assesi ta gjejë golin debutues

Juventus vazhdon me fitore, Ronaldo assesi ta gjejë golin debutues

Tri arsyet se pse Modric mund të zgjedhë kalimin te Interi

Juventusi e ka mundur Parmën në një ndeshje të bukur të Serisë A në “Ennio Tardini” të shtunën, në një natë ku Cristiano Ronaldo përsëri dështoi ta realizojë golin debutues për klubin e tij të ri.

Juventusi i Massimiliano Allegrit e vazhdoi ecurinë e përkryer duke e shënuar fitoren e tretë në po aq ndeshje në ligën elitare italiane, pasi e mposhti Parmën 2-1 në udhëtim, raporton Express.

Juventusi mund të jetë i kënaqur me rekordin e qind për qind në këtë fillim sezon, por jo edhe sulmuesi portugez, i cili dëshpërimisht e kërkoi golin debutues në Serie A edhe ndaj Parmës.

“Zonja e vjetër”, e nisi ndeshjen furishëm dhe pas vetëm dy minutave e krijoi epërsinë e parë, falë Mario Mandzukicit, i cili u tregua i shkathet pranë portës kundërshtare duke e shfrytëzuar hutinë e krijuar në zonë dhe tundur rrjetën.

Reagimi i Parmës të rikthyer këtë vit në Serie A ishte fantastik, me Gervinhon që realizoi golin e barazimit pas gjysmë ore lojë.

Allegri e nisi pjesën e dytë duke e futur në lojë Douglas Costan ën vend të Federicho Bernardeschit, dhe futja e tij e ndryshoi ritmin e ndeshjes.

Juve e shfrytëzoi këtë dhe ktheu epërsinë përmes Blasie Matuidit në minutën e 58-të.

Ronaldo bëri disa përpjekje të pareshtura nga krahu i djathtë, por dështoi të shënonte, duke mbetur kështu pa gol në tri ndeshjet e para.

Kjo ishte fitorja e tretë e Juves në po aq takime, dhe prin në tabelë me 9 pikë.

Parma, ndërkohë, ka vetëm 1 pikë nga tri takime, dy nga të cilat i ka humbur dhe ka barazuar një herë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)