Një shofer 55-vjeçar nga Kosova ka humbur kontaktet me kolegët e tij menjëherë sapo kanë shkuar në Durrës për pushime.
Skender Rama ka shkuar të pushojë me nje grup shoferësh prej 44 vetash, po pasditen e djeshme ka dalë nga hoteli dhe nuk është kthyer më. Miqtë e tij kanë bërë denoncimin në policinë e Durrësit, e cila ka publikuar foto të tijën dhe një numër kontakti për këdo që e sheh.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.
Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19 : 00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.
Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.
Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.
COMMENTS