Shkodran Mustafi shënoi një gol të bukur në ndeshjen e Arsenalit përballë Cardiffit dhe menjëherë festoi me shqiponjë.Pas festimit të lojtarit me origjinë shqiptare, mediet nxituan që ta vendosnin në qendër të vëmendjes, madje duke raportuar se Mustafi mund të dënohej nga Federata Angleze.
Megjithatë, tashmë sipas asaj që bën me dije “Mirror” mbrojtësi nuk do të dënohet nga Federata e Anglisë. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga vetë Federata ku thuhet se nuk do të merret asnjë dënim për Mustafin.
COMMENTS