Detaje të reja për vrasjen e punëtorit të AKI-së

Detaje të reja për vrasjen e punëtorit të AKI-së

Mehmet Seferi zgjedhet punëtor më i dalluar i vitit 2020

Për vrasjen që ka ndodhur sot brenda ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës Kosovare, motivet e të cilës ende nuk dihen, kanë folur edhe nga Qendra Klinike Universitare.

“Po përkundër përpjekjeve të mjekëve të shërbimit emergjent nga plagët e rënda që ka pasur nuk ka arritur të mbijetoj dhe ka vdekur. Personi i vdekur është i moshës mesatare”, ka thënë Shpend Fazliu përExpress.

E ndërkohë nga Prokuroria e Shtetit zyrtarisht deklarojnë se vrasja ka ndodhur në bufenë e AKI-së, si institucioni më I lartë I sigurisë në vend.

Si rrjedhojë e kësaj nga prokuroria thonë se po e kanë të vështirë edhe ti çasen hetimeve brenda këtij institucioni.

“Ky rast ka ndodhur në AKI. Është vrarë një person. Jemi duke hetuar rastin, por meqë është në AKI, situate është më e vështirë për t’u çasur”, ka thënë Ibrahim Berisha zv.kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Express mëson se i vrari është I moshës 40 vjeçar me inicialet V.I dhe ka prejardhje nga qyteti i Vushtrisë.

E ndërkohë edhe Agjencia Kosovare Inteligjencës është deklaruar lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm brenda objektit të së njëjtës agjenci. Në këtë institucion kanë thënë se viktima në fjalë ishte punëtor i bufesë dhe se ndërroi jetë në QKUK pasi nuk arriti t’i rezistojë plagëve të marra.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet nga AKI.

Gjithashtu është bërë e ditur se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.
“Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, përfundohet nga AKI.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)