38 Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, ishte e vetmja deputete e opozitës e cila qëndroi në sallë në seancën e thirru nga pozita për krijimin e Grupit Negociator për dialogun me Serbinë në Bruksel.
Seanca tashmë është në pauzë, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj aktualisht është duke zhvilluar një takim me Teuta Rugovën në ndërtesën e Qeverisë, raporton Express.
Ndërkohë ende nuk dihen arsyet e këtij takimi.
Pjesëmarrjen e Rugovës në seancën e thirrur nga pozita e kanë kritikuar deputetë të opozitës.
Visar Ymeri ka thënë se përmes Teuta Rugovës u mundësuar edhe thirrja e seancës së pozitës.
Ndryshe opozita ka thirrur për sot një seancë ku do të miratohet një rezolutë që ia ndalon presidentit Hashim Thaçi që të diskutojë rreth territorit në dialogun me Serbinë në Bruksel.
COMMENTS