Në raportin 24 orësh të policisë njoftohet se një mjet i pashpërthyer është gjendur në oborrin e një shtëpie në Mrdvec të Lipjanit.
“Ankuesi K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në oborr të shtëpisë së vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, duke përfshirë skuadrën e bombave, ku sipas tyre bëhet fjalë për një granatë dore të llojit F-1 të cilën e kanë demoluar në vendin e ngjarjes pa pasoja në njerëz dhe dëme materiale.” thuhet në raport, përcjellë Ulpianapress.
COMMENTS