Milaim Zeka kundër Nismës, bojkoton seancën e jashtëzakonshme

Milaim Zeka kundër Nismës, bojkoton seancën e jashtëzakonshme

Përgjërimi i Thaçit ndaj LDK-së: Unë i shkova pas Rugovës

Deputeti i Nisma Socialdemokrate për Kosovën, Milaim Zeka ka lëshuar Kuvendin duke deklaruar se do e bojktojë seancën e jashtëzakonshme të thirrur për sot.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk është në rregull, pasi deputetët kanë edhe obligime tjera.

Madje, ai ka kritikuar se askush nuk po i njofton as gazetarët se çfarë po ndodh saktësisht.

“Nuk po del asnjë njeri kompetent për t’i treguar gazetarëve se çfarë saktësisht po ndodhë. Unë kam familje dhe kam edhe obligime tjera. Sot po them publikisht se nuk do kthehem sonte që të votojë. Në shenjë proteste unë personalisht do ta bojtkojë këtë seancë sot. Le të reflektojnë, se nuk mund të shkohet në këtë mënyrë përpara duke diskutuar për gjërat madhore për Kosovën. Le të del dikush dhe të thotë se nuk po mund t’i qojmë përpara punët se po na shantazhon Lista Serbe”, ka thënë Zeka.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme është thirrur për të votuar propozimet për ekipin negociator në bisedime me Serbinë, që në krye është propozuar të jetë Fatmir Limaj./Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)