Seanca shtyhet për gjysmë ore, opozitës i duhen edhe dy deputetë

Seanca shtyhet për gjysmë ore, opozitës i duhen edhe dy deputetë

Me sy e veshë nga ‘Sami Kelmendi’, nesër luhet derbi Ulpiana-Ballkani

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita që paralajmërohej të nis në ora 19:30, është shtyrë përsëri.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të shkojnë sërish në pauzë 30 minutëshe, pra deri në ora 20:30.

“Duhet të jenë 61 deputetë nga ju që të fillojë seanca.Nuk kemi nevojë t’i malltregojmë as qytetarët as veten.Jam i hapur si të dëshironi nuk jam duke e mbyllur seancën. Por nuk mund të flasë askush sepse seanca nuk është e hapur.Është mirë me pas mbledhje të Kryesisë të vendoset se a dëshironi pauzë apo çfarë”,ka thënë Kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli, transmeton Indeksonline.

Sipas Veselit është më mirë të shkohet në mbledhje të Kryesisë pasi ka dy iniciativa.

“Shkojmë në pauzë kurdo që të jeni gati jam në zyrë nëse mendoni me e nis seancën.Është permanente, deri në gjysmë të natës, deri në mëngjes. Jam në zyre, më thirrni”, ka thënë Veseli.

Në sallën e Kuvendit para pak minutave ishin gjithsej 59 deputetë, pra mungojë vetëm dy deputet në mënyrë që seanca të mund të fillojë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)