BBC: Korrigjimi i kufijve mund të tejkalojë ndarjen mes Kosovës dhe Serbisë

BBC: Korrigjimi i kufijve mund të tejkalojë ndarjen mes Kosovës dhe Serbisë

Rritet importi i mishit nga Belgjika

Një moment historik apo propozim që mund të nënkuptojë luftë? Kur bëhet fjalë për korrigjimin eventual të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, krejt varet kënd e pyet. Kështu shkruan korrespondenti i BBC në Ballkan, Guy Delauney.

“Vetëm spekulime mund të fliten rreth kësaj, dhe asaj për çka mund të paraqesin palët në konceptet e tyre, para takimit të presidentëve të të dyjave vendeve të premten në Bruksel”, shkruan BBC.

“Idea duket krejtësisht e thjeshtë. Lugina e Preshevës e cila gjendet në jug të Serbisë dhe është e banuar me shumicë shqiptare do t’i bashkohej Kosovës. Në këmbim, Serbia do të rifunksionalizonte kontrollin e plotë mbi pjesën e banuar me shumicë serbe në veri të Lumit Ibër, që kalon në zemër të Mitrovicës”, shkruan mediumi i njohur britanik.

Image
Fundi i një qorrsokaku?

Përkrahësit thonë se një shkëmbim territori potencialisht do t’i japë fund bllokimit që ka vazhduar për 10 vjet, që kur Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj nga Serbia.

“Ndryshimi i kufirit mund të duket i papëlqyeshëm, por shumë e konsiderojnë atë si një zgjidhje praktike”, thotë James Ker-Lindsay, një specialist i Ballkanit në Shkollën Ekonomike të Londrës.

“Nëse do të kishte një marrëveshje konsensuale midis të dy palëve, do të hapte rrugën për një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të lejonte që Kosova më në fund të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara”.

Por, para se ideja të jetë plotësisht e artikuluar, ajo po merr tashmë flakë.

Ballkani Perëndimor përjetoi ndryshime kufitare në vitet 1990.

Më shumë se 100,000 vetë vdiqën dhe miliona u zhvendosën në konflikte të nxitura etnikisht.

Image
Recetë për konflikt?

Pedi Eshdaun ka mbikëqyrur pasojat në Bosnjë, si Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar atje.

Ai ishte bashkautor I një kërkese ndaj shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për të përjashtuar ndonjë diskutim për shkëmbim territori asokohe.

“Kalimi i kufijve si kjo nuk do të zgjidhë ndarjet, do t’i thellojë ato,” thuhej në letrën, duke paralajmëruar se politikanët nacionalistë mund të përdorin një shkëmbim territori për të nxitur trazira për shpërbërjen e Bosnjës.

“Paqja e qëndrueshme mund të vijë vetëm kur mësojmë të jetojmë në bashkësi multietnike, në vend që të ri-vizatojmë kufijtë për të krijuar ato një etnike. [Nuk ka] asnjë politikë që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarje dhe konflikt në Ballkan sesa ajo që disa tani duket se po mbështesin”, citohet letra e Eshduan nga BBC.

Zonja Mogherini ka rolin kyç në lojë. Ajo është nikoqire e bisedimeve në mes të presidentit të Serbisë

Aleksandër Vuçiq dhe homologut të tij nga Kosova, Hashim Thaçi, në Bruksel.

Pa përmendur në mënyrë eksplicite një shkëmbim territori, ajo i ka kërkuar të dy palëve të zgjidhin dallimet e tyre.

“Ka ardhur koha për t’i dhënë fund konfliktit,” tha ajo të hënën.

“Unë jam e bindur se presidentët Vuqiç dhe Thaçi do të arrijnë të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo marrëveshje do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe do të ndihmojë për stabilitetin e të gjithë rajonit”, citohet ajo.

Brukseli, ‘çelësi’ për Kosovën dhe Serbinë

Paraardhësja e zonjës Mogherini, Catherine Ashton, filloi bisedimet e normalizimit. Ajo i tha BBC se të dy presidentët ishin “duke u përpjekur të arrinin një përfundim”, por miratimi ndërkombëtar do të ishte çelësi për çdo marrëveshje.

“Çelësi i zgjidhjes do të jetë mënyra se si përgjigjet Brukseli, ata do të shikojnë në Berlin dhe do të bisedojnë me Parisin dhe të tjerët.” Në fund, kjo ka të bëjë me anëtarësimin në BE. ”

Gjermania ka qenë shumë e zëshme në qëndrimet për korigjimin e kufijve, por është e paqartë ende rezerva e shteteve tjera anëtare të BE-së, si Britanisë që është mbështetëse e procesit të dialogut.

Është e habitshme se komisioneri i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, ka folur për një “moment historik” për Serbinë dhe Kosovën.

Problemet lokale janë një çështje tjetër. Nacionalistët në Serbi dhe Kosovë do të ngurrojnë të bëjnë një marrëveshje që i jep ndihmë palës tjetër.

Ish – komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar idenë fuqishëm, duke thënë se ndryshimi i kufijve do të çonte në luftë.

Ndërkohë serbët etnikë që jetojnë në jug të Ibrit janë të shqetësuar se do të braktisin nëse veriu kthehet në Serbi.

Një diplomat evropian i tha BBC se shkëmbimi i territorit ishte “serioz nga pala serbe”, por se mungesa e unitetit në Prishtinë mund të ishte një problem.

“Thaçi ka shkuar i vetëm në këtë deri tani – ai nuk ka bërë argumente për të marrë njerëz në bord. Kjo mund të jetë një propozim bindës, por ai duhet ta shesë atë”.

Shtetet e Bashkuara kanë treguar se nuk do të qëndrojnë në rrugën e ndonjë marrëveshje dypalëshe. Qëndrimi i aleatit të Serbisë, Rusi, është më i vështirë për t’u vlerësuar; Presidenti Vladimir Putin do të vizitojë Beogradin muajin e ardhshëm.

Pse tani?

Ekzistojnë shpërblime të rëndësishme për të dyja palët, nëse ata mund të bien dakord për një marrëveshje.

Kosova më në fund mund të njihet nga vendet e 80 vendeve të cilat kanë refuzuar të pranojnë legjitimitetin e saj.

Dhe Serbia do të përmbushë një kusht kyç për anëtarësimin e saj në BE.

Me Maqedoninë dhe Greqinë që zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre të gjatë rreth emrit të Maqedonisë, ekziston një moment i freskët për të zgjidhur një tjetër debat ballkanik.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)