Festivali ’’Lipjani këndon’’ i’a bënë sefte të hënën

Festivali ’’Lipjani këndon’’ i’a bënë sefte të hënën

Grupi i teknologëve të rinj në Lipjan

Festivali i këngës për fëmijë ‘’Lipjani këndon’’ sivjet i’a bënë sefte me shpresën së do të shëndrrohet në festival tradicional në të ardhmen, komuna e Lipjanit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon këtë fetival për fëmijë, i cili do të filloj të hënën nga në ora 17:00 në shtëpinë e kulturës ‘’Tahir Sinani”, shkruan Ulpianapress.

Ky festival ka për qëllim të krijojë një vend për njerëz të muzikës e sidomos për kompozitorë, orkestruesit dhe tekstshkruesit, duke llogaritur edhe fëmijët e talentuar të cilët do mund ta gjenin veten, një vend ku do të mund të shprehnin talentin e tyre, ku për shumëkë ndoshta do fillonte një jetë e re artistike e pse jo edhe një karrierë të re me shumë sukses në të ardhmen.

Festivali ka karakter garues ku konkurrojnë fëmijë nga mosha 5 deri 18 vjeç. Sivjet meqë është hera e parë janë paraqitur rreth 20 këngë konkurruese dhe janë përzgjedhë të gjitha këngët. Ndërsa, në përgjithësi, pritet të marrin pjesë mbi 100 fëmijë, si pjesë e korit, mysafirë etj./UlpianapressNo automatic alt text available.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)