Thaçi: Sot nuk do të ketë takim me Vuçiqin, ka mospajtime të mëdha (Video)

Thaçi: Sot nuk do të ketë takim me Vuçiqin, ka mospajtime të mëdha (Video)

2017, vit katastrofik për prodhimin e verës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi konfirmoi se sot nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ndërsa tha se mospajtimet po thellohen por dialogu duhet të vazhdojë dhe nuk ka alternativë tjetër.

Thaçi në një deklaratë për media në Bruksel tha se Kosova dhe Serbia kanë konflikt një shekullor dhe çështjet nuk mund të zgjidhen brenda një dite apo jave.

“Ka shumë takime të rënda, me gjasë shumë të vogla për marrëveshje, por dialogu duhet të vazhdojë. Ka pengesa të mëdha, ka dallime të mëdha, por dialogu për paqe e fqinjësi të mirë nuk ka alternativë. Është një konflikt një shekullor dhe nuk mund të zgjidhen brenda një ditë, jave por njerëzit meritojnë paqe edhe marrëveshje”, tha Thaçi.

Presidenti anulimin e takimit të sotëm nga Vuçiq nuk e quajti bojkot.

“Ka ndodhur takimet me zonjën Mogherini edhe do të ketë takime në rrafshin trelateral. Pra me mirëkuptime do të ketë takime në të ardhmen”, tha ai.

Thaçi duke komentuar rreth vizitës së Vuçiqit në Kosovë, tha se Kosova ka institucionet e veta kredibile, do të respektohet itinerari, por nuk do të lejohet cenimi i integritetit territorial të Kosovës.

Presidenti nuk ka dashur të komentojë deklaratën e Robert Cooper.

“Nuk komentoj deklaratat e askujt, punoj të arrijmë marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, mund të vonohet marrëveshja, por do të arrihet”, tha ai.

Ai tha se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të bëhet me referendum dhe në procedura parlamentare, por sipas tij, nuk ka hapësirë për kërcënime e as për incidente nga kushdo. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)