Nesër pritet që të qëndrojë për vizitë në veri të Kosovës, Presidenti serb, Aleksander Vuçiq. Derisa, Vuçiq është duke insistuar që ta vizitojë edhe liqenin e Ujmanit, i cili ndodhet në pjesën veriore, Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për ta vizituar këtë vend.
Nga zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj kanë thënë se Policia e Kosovës është e obliguar që ta implemetojë vendimin e MPJ-së rreth kërkesës së Vuçiqit për ta vizituar Ujmanin.
“MPJ i ka refuzuar kërkesën për vizitë në liqenin e Ujmanit. Policia e Kosovës obligohet ligjërisht të implementojë këtë vendim”, ka thënë për Indeksonline, Avni Arifi shef i kabinetit të kryeministrit.
Ndërkaq, edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha masat të cilat janë paraparë.
COMMENTS