Ky është momenti tronditës kur një polic në Arizona të SHBA-së godet një grua të paarmatosur në fytyrë, para se ta tërheqë atë zvarrë disa herë nëpër rrugë.
Polici shihet duke e goditur gruan e cila refuzoi të dilte nga vetura e saj, duke u mbajtur në derën e veturës.
Më pas polici nxjerr armën e tij dhe ia drejton një pasagjeri mashkull, pasi ai del jashtë veturës gjatë kësaj përballjeje, transmeton Gazeta Express.
Departamenti i Policisë atje është duke e hetuar policin për shkak të incidentit, që ndodhi gjatë në një ndalje trafiku të enjten.
Videoja u filmua nga një kalimtar rasti dhe u publikua në Twitter.
COMMENTS