Deklarimi i një dite më parë i zëvendës kryeministrit Behgjet Pacolli, se rinegocimi i Demarkacionit me Malin e Zi është i pamundur po shihet si fillim i përçarjes së koalicionit qeverisës.
Njohësi i çështjeve politike, Bekim Kabashi përveç që po e sheh pavendosmërinë e Qeverisë rreth kësaj teme, ai thekson se fati i funksionimit të kësaj Qeverie varet kryekëput rreth kalimit apo jo të Demarkacionit
Bekim Kabashi, AnalistEdhe për Mazllum Baraliun kjo çështje nuk është e kryer dhe Demarkacioni do të jetë problem në të ardhmen.
Ai shtoi se vija kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi është e rinegociueshme dhe duhet të jetë si e tillë, përderisa Kuvendi i Kosovës ende nuk e kanë votuar këtë ratifikim.
Mazllum Baraliu Njohës i çështjeve politike
Kurse, Nexhmedin Spahiu u shpreh se Pacolli e ka thënë vetëm atë që ia kanë kumtuar zyrtarët e Malit të Zi dhe sipas tij kjo çështje duhet të zgjidhet.
COMMENTS