Piter Krauç, tashmë 37 vjeç, ka zbuluar një detaj interesant në autobiografinë e tij “How to be a footballer”.
Gjiganti anglez tregon sesi kishte pëlqim ndaj një vajze në hotelin ku qëndronte me Liverpulin, pak pasi kishte nënshkruar me ekipin anglez.
“Në recepsion ishte një vajzë e bukur, e cila më tërhoqi me mënyrën e buzëqeshjes. Këtë histori e ndava me shokët e skuadrës. Mendova se isha shumë me fat që qëllova atje. Karrager thirri gjithë skuadrën dhe më tha që ta tregoja të gjithë historinë”.
“Unë u thashë se vajza kishte flokë të errët dhe dukej spanjolle. Më vonë kuptova se ajo ishte gruaja e Ksabi Alonsos. Ajo punonte si recepsioniste për të praktikuar anglishten. Ishte situatë e turpshme për mua, por Xabi e mori mirë sepse unë nuk dija gjë për lidhje e tyre”, shpjegon sulmuesi.
Krauç vazhdon të luajë edhe pse në moshën 37 vjeçare. Ai është pjesë e Stoke Sitit.
COMMENTS