Ramiz Lladrovci iu drejtohet qytetarëve

Flet 31-vjeçari me koronavirus: Kam 36 orë tek Infektivi vetëm një doktor më ka parë, as për analizën nuk më njoftuan

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar qytetarët e Komunës së Drenasit, anëtarë e simpatizantë të PDK-së, të cilët me votën e tyre rikonfirmuan fitoren e Forcës së Ndryshimit!

“Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, vëzhguesit dhe komisionerët në të gjitha vendvotimet që me përkushtim rikonfirmuan procesin e qetë e demokratik zgjedhor”, ka shkruar Laldrovci në profilin e tij në facebook.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe kundërkandidatët e partive opozitare, duke i ftuar për bashkëpunim në asamble, për prosperitetin e komunës tonë, për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Ne nuk do të ndalemi të zbatojmë ligjin dhe të gjitha projektet e premtuara dhe pa asnjë vonesë realizimin e projekteve në vijim të komunës tonë. Ne jemi Forca e Ndryshimit! Faleminderit!”, ka shkruar ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)