Në Lipjan mbahet festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë, “Lipjani Këndon”

Në Lipjan mbahet festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë, “Lipjani Këndon”

Shukri Buja viziton babanë e ish-presidentit Thaçi në Burojë

Në Komunën e Lipjanit sot për herë të parë është mbajtur festivali mbarëkombëtar të këngës për fëmijë, “Lipjani Këndon”.

Në këtë festival morën pjesë 20 konkurrent të cilët ishin pjesë e garës, ku fituese doli, Erinda Mehmeti

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky festival është një mundësi e mirë që gjeneratat e reja të shpalosin talentet e tyre në kulturë e aktrim.

Kryetari Ahmeti pohoi se ky festival do të vazhdojë, po ashtu ka falënderuar të gjithë ata që u angazhuan që ky festival të filloi.

“Është ditë e veçantë në kalendarin kulturorë në Lipjan, për herë të parë po fillojmë festivalin “Lipjani Këndon”, kjo është një mundësi e mirë ku gjeneratat e reja mund të shpalosin talentin e vetë, në fushën e kulturës në fushën e këndimit”, tha kryetari Ahmeti.

Vendi i parë në festivalin “Lipjani Këndon”, shkoi për Erinda Mehmetin.

Vendi i dytë: Erisa Vuniqi, Shqipona Miftari, Troja Ramadani, Agnesa Vishesella.

Vendi i tretë: Grui Gavazaj, Ema Belilaj, Lyra Brahimi, Bertina dhe Ola, Erdi dhe Ari Dervishi, Princesha Topalli

Qmimi i publikut: Shqiponja Miftari
Dueti më i mirë: Xhemi dhe Ardian Mjaku
Paraqitja skenike më e mirë: Dora Kryeziu
Teksti më i mirë: Ema Vishi
Orkestimi më i mirë: Lorent Qerimi
Kompozimi më i mirë: Tuana Aliu
Solisti më i mirë: Aldi Shefkiu
Tingujt magjikë: Erika Sylejmani
Qmimi Ana Kodra: Franqeska Kasko

Po ashtu, të gjithë konkurrentëve u ndan mirënjohje në shenjë falënderimi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)