Vjosa Osmani sapo mori lajmin më të mirë të vitit për të

Vjosa Osmani sapo mori lajmin më të mirë të vitit për të

Thaçi: SHBA, Rusia, Franca, Gjermania dhe Turqia konfirmuan mbështetjen për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, si duket guximin për t’iu kundërvënë strukturave të vjetra të LDK-së e ka të bazuar në një sondazh politik të bërë ditë më parë.

Ky sondazh e nxjerr deputeten Vjosa Osmani si figurën më të pëlqyer brenda LDK-së, madje dukshëm më lart se edhe vetë liderin Isa Mustafa dhe tërë nënkryetarët aktualë të kësaj partie, transmeton Gazeta inFokus.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Në këtë sondazh të bërë nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), deputetja Vjosa Osmani prinë më 31 për qind si figura më e pëlqyer në LDK, kurse lideri i LDK-së, Isa Mustafa, vjen pas saj me vetëm 25 për qind.

Pas deputetes Osmani dhe liderit të LDK-së, vjen shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, me 15 për qind, derisa i katërti radhitet nënkryetari Lutfi Haziri, me 9 për qind.

Agim Veliu dhe Lumir Abdixhiku vijnë pas këtyre me nga 5 për qind, si dhe Anton Çuni me 3 për qind.

Deputetja Vjosa Osmani, si duket bazuar në këto pritshmëri po mundohet ta shfrytëzojë edhe gjendjen aktuale shëndetësore të Mustafës, duke u munduar ta portretizojë vetën si lidere të ardhshme të LDK-së.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)