Qeveria e Kosovës e ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për transformimin e FSK-së në Forcë të Sigurisë së Kosovës.
Me një vendim të paparalajmëruar, Qeveria në mënyrë unanime e ka miratuar këtë vendim.
Qeveria Haradinaj që një kohë e kishte paralajmëruar transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.
Në këtë mbledhje, minsitri i FSK-së, Rrustem Berisha ka propozuar për ndryshimin e tri ligjeve për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës, në kuadër të së cilës FSK-ja merr detyra të reja dhe Ministria e FSK-së kalon në Ministri të Mbrojtjes.
Në mënyrë unanime, Qeveria votoi projektligjin për Focën e Sigurisë së Kosovës, projektligjin për Shërbimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Shqyrtimin për kalimin në Ministrin e Mbrojtjes. /Indeksonline/
COMMENTS