Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Komuna e Lipjanit ndan mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar

Parlamenti Evropian ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

420 deputetë kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër. 20 kanë abstenuar.

Tanja Fajon, raportuesja për Kosovën, është shprehur e lumtur për këtë votim.

“Qytetarët e Kosovës një hap më afër lëvizjes pa viza në Evropë. E lumtur që kam marrë dritën e gjelbër nga Parlamenti Evropian me një shumicë për negociatat me Këshillin Evropian për liberalizim vizash për Kosovën. Përballja vazhdon me qeveritë e Bashkimit Evropian, dhe nuk do të ndalem deri ta arrijmë”, ka shkruar Fajon në Twitter.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministrja për Integrimet Evropiane, Dhurata Hoxha. Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë lëvizje të lirë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar për miratimin, duke thënë se Kosova kaloi sfidën e radhës.Image

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)