Kryetari i Shtimes, Naim Ismajli ka uruar qytetarët për vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave.
Ismajli është shprehur se qytetarët e Kosovës së shpejti do të lëvizin lirshëm në Europë.
‘’Kosova ka marrë sot lajmin më të mirë, Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.
Kosova po ecen përpara tani u kalua dhe sfida e radhës për liberalizimin e vizave.
Urime rini e Kosovës dhe ju qytetarë të Kosovës, së shpejti do të lëvizni lirshëm në Europë!’’, ka shkruar ai në Facebook./Ulpianapress
COMMENTS