Uragani prek tokën në Karolinën e Veriut, 150 persona të bllokuar (Foto)

Uragani prek tokën në Karolinën e Veriut, 150 persona të bllokuar (Foto)

Ariu vret politikanin rus

Të paktën 150 persona janë bllokuar në qytetin New Bern të Karolinës së Veriut, për shkak të rritjes së nivelit të ujërave në një kohë kur epiqendra e uraganit “Florence” ka prekur tashmë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara. Ekipe shpëtimi ka ende në zonat e parashikuara të trajektores së tij.

Sipas një zëdhënëseje të Bashkisë së qytetit, sasia e ujit që vjen prej dallgëve të larta vijon të rritet, teksa “Florence” kalon përgjatë zonës ku deri më tani janë shpëtuar të paktën 200 vetë.

Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi se lumi Neuse pranë qytetit ka regjistruar më shumë se 3 metra rritje të nivelit të tij, duke shkaktuar përmbytje të zonave përreth. Zyrtarë lokalë kishin paralajmëruar njerëzit “të ngjiteshin në katet më të larta të godinave të banimit”, edhe pse u kanë siguruar atyre se do të shkojnë t’i ndihmojnë për çdo rast.

Uragani “Florence ndodhej rreth 45 km në lindje të Ëilmingtonit rreth orës 4 të mëngjesit, me atë lokale, ndërsa shpejtësia e zhvendosjes së tij ishte vetëm 9 km në orë. Erërat e fuqishme të tij kanë zgjeruar diametrin e veprimit në të paktën 150 km nga epiqendra, ndërsa shpejtësia e tyre arrin deri në 315 km.
Batica kërcënuese për jetën janë raportuar edhe përgjatë bregdeteve të dy Karolinave, pasi uragani “Florence” pushtoi rrugët buzë detit dhe la dhjetëra mijëra shtëpi ka energji elektrike.
Parashikuesit tonë se kombinimi kërcënues për jetët mes stuhive të fuqishme dhe dallgëve nga oqeani do të shkaktojnë përmbytje të jashtëzakonshme të zonave bregdetare.

Erërat e furishme rrëzuan pemë në tokë, ndërsa zona të tëra mbetën në ujë si pasojë e reshjeve të dendura por edhe ujit të ardhur nga deti.

Intensiteti i stuhisë u ul teksa po i afrohej tokës, me shpejtësi erërash prej rreth 144 km në orë gjatë mesnatës, por meteorologët thonë se përmbytje katastrofike janë ende të pritshme, veçanërisht në pjesë të tëra të dy Karolinave.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)