Jose Mourinho u akuzua se nuk ka besim tek sulmuesi i njohur anglez, Marcus Rashford.
Jose Mourinho ka reaguar pas kritikave nga Rafael Benitez në lidhje me menaxhimin e tij të sulmuesit Marcus Rashford.
Menaxheri i Manchester United u akuzua se nuk ka besim tek sulmuesi i njohur anglez.
Por, Mourinho e shfrytëzoi konferencën për media para duelit me Watfordin për të reaguar ndaj Benitezit dhe të tjerëve që e sulmuan në ditët e fundit, përcjell “lajmi.net”.
“Duhet të jeni më etik, duhet të keni respekt dhe t’i shikoni gjërat më saktë para se të flisni”, u shpreh ai.
“Statistikisht Rashford ka luajtur shumë në Manchester United, mbi 60 për qind të ndeshjeve në 90 minuta”, theksoi Mourinho.
COMMENTS