Ish-portieri i Ulpianës dhe Abrërisë lë futbollin për tu marrë me aktrim

Ish-portieri i Ulpianës dhe Abrërisë lë futbollin për tu marrë me aktrim

Latifi takon drejtoreshën e re të SHSKUK-së

Të merresh me futboll në Kosovë nuk është aspak lehtë.

Klubet kosovare vazhdojnë të përballen me probleme financiare ndërkohë që shumë futbollistë merren edhe me profesione tjera.

Ka nga ata që e largohen nga futbolli, e ka të atillë që ndërrojnë profesione.

Rexhep Bërbatovci më parë është marr me futboll duke u aktivizuar për Prishtinën (grupmoshat e reja), Flamurtarin, Ulpianën dhe Arbrinë.Image may contain: 3 people

‘Rexha’ e ka lënë futbollin teksa ka venduar që t’ia nis aktrimit.

Ai i zbulon për Insporti.com arsyet se pse e shtynë ta marrë një vendim të tillë. “Futbollin e kam pasion, por gjithmonë kam dashur që të bëhem edhe aktor. U largova nga futbolli për aktrim pasi që u dëshpërova nga futbolli për shkak të pagesave kur dihet se si kanë qenë më herët në Kosovë”, ka thënë Rexhep Bërbatovci për Insporti.

Image may contain: one or more people and outdoor

Ai ka luajtur në filmat ‘Azem Galica’, Virus Extrem Contamination’, ‘Bodrumi’ që ende nuk i është bërë premiera si dhe serialin ‘Vendlindja Ime’.

“Si futbolli ashtu edhe aktrimi janë pjesë interesante me të cilat janë marr me shumë pasion. Gjithmonë e kam pasur pasion dajën tim, Halil Budakova”, shtoi Rexhep Bërbatovci. Image may contain: Rexhep N Bërbatovci, indoorImage may contain: 1 person, standing, grass, tree, outdoor and nature

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)