Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke folur në një emision televiziv për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Haradinaj sa i përket korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ka përsëritur edhe njëherë se marrëveshja finale nuk arrihet derisa të diskutohet për këtë temë.
Sipas tij, nëse sjellët në tavolinë tema e korrigjimit të kufirit atëherë është gabim, përcjellë Indeksonline.
“Unë kam pasur edhe qasje me departamentin e shtetit amerikan dhe ata nuk e sugjerojnë zgjidhjen me territore ose kufij, por ata na kanë lënë hapësirë që ne të gjejmë ndonjë zgjidhje e cila është e pranueshme përreth”, ka thënë Haradinaj.
Më tutje, i pari i ekzekutivit ka shtuar se marrëveshja me Serbinë nuk mund të bëhet pa u kryer punët e shtëpisë.
Ai ka thënë po ashtu se e kupton edhe shqetësimin e Berlinit zyrtar lidhur me çështjen e kufijve.
“Ne do të shkojmë kah konsulidimi i brendshëm si rasti me Ushtrinë e vendit dhe t’i kryejmë pra punët e shtëpisë. Serbia është më lehtë të njohë Kosovën nëse ne i kryejm punët tona. Unë nuk mendojë se kemi zgjidhjen nëse flasim për kufij por mendojë se Kosova nuk duhet të hynë në atë që e ka mbërri njëherë, pra është shpallur shtet i pavarur që 10 vite”, ka thënë më tej ai.
COMMENTS