Shukri Buja: Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së duhet ta padisin Prokurorinë

Shukri Buja: Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së duhet ta padisin Prokurorinë

“Bomba e ditës”, ish-lojtari i Arbërisë prezantohet te Ulpiana

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës listën e plotë me 20 mijë veteranët që cilësohet se kanë përfituar jashtëligjshëm.
Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Lajmi.net ka filluar publikimin e këtyre emrave që Prokuroria ka cilësuar se kanë përfituar jashtëligjshëm pensionin e veteranit të UÇK-së.

E reagime të shumta kanë ardhur pas publikimit të këtyre emrave, pasi që në këto lista janë vërejtur edhe luftëtarë të UÇK-së që ishin deri në përfundim të luftës, dhe të cilët pretendonin se posedonin prova për një gjë të tillë.

Shukri Buja nga Komisioni Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit, ka thënë sot për lajmi.net se Organizatat e Dala nga lufta e UÇK-së, duhet të reagojnë shpejtë në këtë rast.

Sipas tij, të njëjtat duhet të padisin Prokurorinë Speciale dhe atë të shtetit.

“Së pari nuk di cila prokurori mund të mirret me këtë çështje, ajo prokurori e cila i shkel të gjitha ligjet? Qata prokurorë që na kanë ndjek dhe dënu në kohën kur ka qenë Millosheviqi dhe Jugosllavia. Këtu ka shumë punë, këtu është problem i çorientimit të të gjitha institucioneve shtetërore”, ka thënë Buja.

Unë jam në pritje të veprimit të organizatave të dala nga lufta të cilat janë të thirrura për të mbrojtur të drejtat dhe vlerat e UÇK-së. Sepse ata do të duhej që secila degë dhe kryesia të marrin vendim që të padisin jo vetëm një prokuror, por komplet prokurorinë speciale dhe prokurorinë e shtetit”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se Lajmi.net është duke publikuar në vazhdimësi pjesë të aktakuzës voluminoze, mbi 900 faqe, që prokuroria ka bërë ndaj 12 anëtarëve të komisionit për veteranë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)