Arrestohet polici, dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare

Arrestohet polici, dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare

Ku ishte Adem Jashari ditën kur UÇK-ja doli në skenë? /VIDEO

Hetuesit e Inspektoriatit Policor të Kosovës, me autorizimin e Prokurorisë dje kanë arrestuar një zyrtar policor, me dyshimin se ka ka keqpërdorur detyrën zyrtare apo autoritetin. I arrestuari ishte rreshter në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë. Atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe është suspenduar nga Policia, shkruan Express

Një prej rreshterëve në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, është arrestuar dje nga hetuesit e Inspektoriatit Policor të Kosovës me autorizimin e Prokurorisë. Arrestimi i tij erdhi pas dyshimeve se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare apo autoritetin.

Kështu bën të ditur vet IPK-ja përmes një komunikate drejtuar medieve.

Në IPK, thonë se hetimi ka qenë duke u zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, dje (17.09.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë arrestuar këtë zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (të paraparë me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës)”, thuhet në komunikatë.

Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent. Derisa IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)