“Qeveria shpenzon pa kontroll, shpresojmë që deri në fund të vitit të mos bankrotojmë”

“Qeveria shpenzon pa kontroll, shpresojmë që deri në fund të vitit të mos bankrotojmë”

Istog: Prindi shkon në shkollë e rreh shokun e djalit

Albert Krasniqi nga KDI ka thënë se qeveria e kaluar të paktën kishte disiplinë financiare dhe më shumë përgjegjësi për shpenzimin e parasë publike.

Sipas Krasniqit duhet shpresuar që deri në fund të vitit të mos bankrotojmë, transmeton Indeskonline.

Krasniqi i cili përcjell punën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se qeveria aktuale, shpenzon pa kontroll.

Postimi i plotë:

Qeveria e kaluar, me gjithë plogështinë që e karakterizonte, të paktën kishte disiplinë financiare dhe më shumë përgjegjësi për shpenzimin e parasë publike.

Qeveria aktuale, përveç arrogancës, shpenzon pa kontroll. Mjafton t’i shihni vendimet e tri mbledhjeve të fundit të Qeverisë (62, 63 dhe 64), dhe kuptoni lehtësinë me të cilën ndahen rreth një milionë euro. Këtu nuk përfshihen shumë aktivitete tjera për të cilat nuk është vendosur kosto buxhetore por vetëm janë udhëzuar institucionet t’i zbatojnë vendimet.

Shpresojmë që deri në fund të vitit të mos bankrotojmë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)