FIFA ka zbuluar renditjen më të re të kombëtareve, e cila është publikuar sot.
Në këtë renditje, Kosova ka një ngritje për tri pozita, edhe pse ndoshta meritonte më shumë se kaq. Nga pozita numër 141 tani Kosova është në pozitën 138.
Kjo ngritje vije sigurisht pas fitores ndaj Ishujve Faroe dhe barazimit në Azerbajxhan, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndërkohë ngritje ka bërë edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila tani renditet në pozitën e 57-të. Në tabelën më poshtë mund t’i shikoni 10 pozitat e para sipas renditjes së re të FIFA-s. /IndeksOnline/
COMMENTS