Një pronar i dyqanit në Janjevë të Lipjanit pati telashe me vjedhje.
Madje atij iu deshtë të kacafytej me grabitësit, të cilët i morën një shumë të konsiderueshme të parave dhe mallit.
Për pronarin, i cili është kthyer nga Gjermania, për ta hapur këtë biznes në vendlindje, kjo është hera e pestë që po dëmtohet nga hajnat.
Tefik Gashi ka lajmëruar policinë menjëherë duke ua dorëzuar edhe xhirimet nga kamerat e sigurisë. Por, forcat e rendit deri më tani nuk kanë persona të dyshuar për këtë rast.
COMMENTS