Ulpiana nënshtron Vizionin

Ulpiana nënshtron Vizionin

Xhaka-Shaqiri, “shqiponja me dy koka” që “çmend” serbët!

Me rezultat 2-0, vashat lipjanase kanë fituar ndaj skuadrës së Vizionit në ‘’Sami Kelmendi’’.

Nikoqirët ishin favoritë në këtë përballje dhe arritën te goli i epërsisë që në minutën e 26-për 1 me 0.

Kaluan vetëm pesë minuta dhe u shënua goli i dytë, ndërsa me epërsi të dyfishtë Ulpiana shkoi në pushim.

Në gjysmën e dytë, vendasit e ruanin rezultatin, ndërsa mysafirët nuk mund të ndryshonin asgjë.

Vlenë të theksohet që me ardhjen e trajnerit Elmi Berbatovci në krye të skuadrës vashat po i befasojnë ekipet me lojë të bukur dhe diciplinën në skuadër.

Ulpiana ngritet në kuotën e 3 pikëve, gjashtë më pak se Mitrovica që gjendet në vend të dytë, mirëpo Ulpiana me dy ndeshje me pak të zhvilluara. /Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)