Gjithkujt i ndodh kur niset në fluturim të shohë pamjen mahnitëse kur avioni ngrihet në qiell. Por një aeroport duket se ka menduar vërtetë për këtë.
Flasim për aeroportin e ri të Pakyong në Sikkim, Indi, në Ultësirat e Himalajave, ku pasagjerët do të shijojnë një pamje spektakolare nga aeroporti teksa avioni shkëputet nga toka. Kryeministri indian, Narendra Modi inauguroi aeroportin që është i 100-ti për Indinë.
Ai është ndërtuar në majë të një kodre pranë fshatit Pakyong, dhe është 1400 m mbi nivelin e detit, mes luginave të gjelbërta, dhe maleve. Pamjet mahnitëse janë fiksuar në aparat nga fotografi Rajiv Srivastava.
Newer Post
Pamje që kanë bërë historinë (Foto) Older Post
Të gjithë do ta donin një mësuese si kjo
COMMENTS