Mosha kur njerëzit arrijnë kulmin e vetëbesimit

Mosha kur njerëzit arrijnë kulmin e vetëbesimit

Ushqimet e duhura për 40-vjeçarët

Se si ne ndihemi për veten tonë ndryshon shumë gjatë jetës dhe shpesh thuhet se sa më të vjetër bëhemi aq smë shumë besim fitojmë tek vetja.

Tani ne kemi dhe faktet që e mbështesin këtë lajm – një studim i ri nga Psychological Buletin zbulon se në moshën 60 vjeçare ne arrijmë kulmin e vetëbesimit.

Studimi bëri më shumë se 300 studime mbi vetëbesimin në grupmosha të ndryshme, duke identifikuar një lidhje midis vitit të lindjes, gjinisë dhe nacionalitetit.
Vetëbesimi rritej vazhdimisht deri kur arrinte pikën e tij maskimale në moshën 60 vjeç dhe qëndronte e tillë për një dekadë, dhe më pas në të 70-tat vinte duke u ulur deri në të 80-tat.

Studimi zbulonte gjithashtu se lidhja që ne kemi me veten tonë përmirësohet vazhdueshëm gjatë dekadava të para të jetës tonë. Vetëbesimi përkufizohet si “vlerësimi subjektiv i vlerave të vetes si një person.” Piku I vetëbesimit në moshën 60 vjeç ka të bëjë me atë që ti ndihesh më i sigurtë në atë që je, nuk interesohesh më ndaj gjërave që të tjerët thojnë për ty dhe ndihesh në paqe me trupin tënd.

Nga ana tjetër presioni i mediave sociale mund të shpjegojë dhe vetëvlerësimin e ulët që ne kemi në moshë të re, ashtu si një studim vjet zbuloi se Instagrami ishte rrjeti më i dëmshëm social në impaktin që ka në shëndetin mendor.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)