Behrami dhe Shaqiri duan t’i ndihmojnë Kosovës

Behrami dhe Shaqiri duan t’i ndihmojnë Kosovës

De Biasi bëhet trajner i skuadrës në Serie A ?

Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri të gatshëm për ta ndihmuar Kosovën.

Pas largimit të Albert Bunjakit, Kosova është duke kërkuar një trajner. Dhe emri më i përfolur është italiani, Rodolfo Vanoli.

Ai në një intervistë për mediat italiane ka pranuar se mund të drejtojë Kosovën, madje ka theksuar se ka biseduar me Valon Behramin. Vanoli theksoi se lojtarë si Behrami dhe Shaqiri duan të ndihmojnë vendin e tyre.

“Kam pasur disa kontakte. Kam pranuar për t’u bërë trajner, por me disa kushte, pasi është një ekip i ri dhe që do të ndërtohet, duhet të ketë një bazë për punë. Ne italianët kemi filozofinë tonë të punës. Unë jam i gatshëm të sjell Kosovën në nivele të rëndësishme”, ka thënë trajneri italian për “TMW”, shkruan ‘tuttomercatoweb.com’.

Ai shtoi se ka folur me Behramin. “Unë kam biseduar me Behramin. Ai dhe të tjerët si Shaqiri duan të japin një dorë për kombin e tyre”, theksoi Rodolfo Vanoli, përcjell albinfo.ch.
Edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë pranuar se italiani është një nga trajnerët e mundshëm të Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)