Pse presidenti i Kosovës po e mban të fshehtë takimin me Erdoganin në New York

Pse presidenti i Kosovës po e mban të fshehtë takimin me Erdoganin në New York

DEPUTETI I LDK-SË PYET HARADINAJN E THAÇIN: “KUSH I VRAU KËTA TRE NJERËZ PASLUFTËS?”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook, ka publikuar foto dhe detaje nga takimet që po zhvillon në Nju Jork, me personalitete të ndryshme, por jo edhe takimin e tij me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency, ka raportuar se Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Nju Jork është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Në takimin kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Tregtisë Ruhsar Pekcan, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, shefi për marrëdhënie me opinionin në Kabinetin e presidenit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëvendëskryetari i partisë AKP Cevdet Yilmaz.

Takimi, i mbyllur për media, është mbajtur në hotelin “Peninsula”.

Në Nju Jork u mbajt seanca e 73-të e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që njëherit është një rast për shumë takime bilaterale të liderëve botërorë në margjinat e kësaj ngjarje.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)